Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes së një shtetasi shqiptar në burgun grek të Trikallës, duke dënuar me ashpërsi ngjarjen e rëndë për të cilën thotë se është nxitur nga racizmi dhe fryma antishqiptare.
Berisha i bën thirrje organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të ndërmarrin me urgjencë një inspektim në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në Greqi.
“Burgjet e Greqisë, kasaphanë për shqiptarët! Këto akte barbarie te përsëritura, viktima të të cilave janë shqiptarët, shprehin frymën raciste antishqiptare si dhe standardet mesjetare që zotërojnë në burgjet e Greqisë”, shkruan ndër të tjera Berisha. /real-news.tv/

