Këngëtari i njohur Joe Jonas dhe aktorja e famshme Sophie Turner u martuan në një ceremoni të befasishme në Las Vegas.
Ceremonia, e cila dokumentua në Instagram live nga DJ-i i njohur Diplo, u zyrtarizua nga një interpretues i veshur si Elvis, në një kishë në Chapel L’Amour.

Burimet konfirmuan për “People” se dasma ishte e ligjshme dhe jo një shaka siç ndodh rëndom në Vegas.
Turner, 22 vjeç, e veshur me një jumpsuit të bardhë (pra pantallona), eci drejt altarit me vellon e saj të gjatë ndërkohë që Dan Shay këndonte hitin “Speechless” në mënyrë akustike.

Joe, 29 vjeç, dhe vëllezërit e tij Nick dhe Kevin, që ishin shoqëruesit e dhëndrit, qëndronin krah për krah në altar duke pritur nusen, të veshur me kostume gri.


Mendohet që çifti do të ketë edhe një ceremoni tjetër për dasmën e cila mundet të bëhet në verë. /real-news.tv

