Lionel Messi rrezikon të përjashtohet për gjest anti-sportiv nga gjysmëfinalja e radhës ndaj Liverpulit dhe nga finalja e Ligës së Kampioneve nëse Barcelona arrin të kualifikohet.
Messi mund ta pësojë për shkak se goditi me grusht ndeshjen e kaluar lojtarin e Liverpulit, ku gjyqtari dha faull në favor të futbollistit të Barcelonës. Ndërsa pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit tregojnë krejt të kundërtën.
Për këtë arsye, anglezët janë irrituar për episodin nga ku nisi aksioni i golit të dytë të Lionel Mesit dhe ky i fundit grushtoi mesfushorin Fabinjo, duke i drejtuar një peticion UEFA-s për përjashtimin e argjentinasit.
Tani pritet se cili do të jetë reagimi i UEFA-s, nëse do ta dënojë Lionel Messin apo do ta mbyllë sytë përballë gjestit antisportiv të lojtarit të Barcelonës.

