Aparati tretës luan një rol të rëndësishëm në shëndet, pasi është përgjegjës për përthithjen e lëndëve ushqyese dhe eliminimin e mbetjeve ushqimore.
Përpunimi i lëndëve ushqyese në stomak, kalimi i tyre në gjak dhe nxjerrja e lëndëve të panevojshme përmes zorrës së trashë apo të hollë, është një proces metabolik që duhet të ndodhë çdo ditë.
Nëse ky proces ndodh më pak se tre herë në javë, atëherë me shumë gjasa ju vuani nga konstipacioni.
Përveç medikamenteve të ndryshme, ka dhe disa fruta që mund t’ju ndihmojnë në këtë rast.
Frutat e malit
Të gjitha frutat e kësaj familjeje si manaferrat, luleshtrydhet dhe mjedra mund të ndihmojnë konstipacionin.
Kivi
Kivi njihet për faktin se është i pasur me enzimën e quajtur ”actinidain”. Kjo enzimë vepron si katalizator për tretjen e proteinave. Një studim i fundit tregoi se njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrëve të irrituara duhet të konsumojnë dy kivi në ditë për katër javë për të vënë re përmirësime.
Dardha
Dardha është plot me vitamina dhe antioksidantë. Gjjithashtu, dardhat janë frutat me më shumë fibra kështu që përfshirja e tyre në dietën tuaj është një mënyrë tjetër për të lehtësuar problemet me aparatin tretës.
Kumbullat
Kumbullat përmbajnë sorbitol dhe fructozë, sheqerna fermetuese që mund të kenë efekt laksativ.
Ananasi
Ananasi përmban një enzimë të rëndësishme të quajtur bromelianë, e cila ndihmon tretjen.
Avokado
Avokado është e pasur me acide yndyrore omega 3, të cilat pastrojnë zorrët dhe pengojnë problemet me tretjen. Acide omega 3 shërbejnë si lubrifikues për murin e zorrëve.
Molla
Mollët detoksifikojnë zorrët dhe pastron organizmin nga mbetjet e dëmshme. Ato janë të pasura m pektinë dhe për këtë arsye renditen ndër frutat më të mira për pastrimin e zorrëve./real-news.tv/

