Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka qenë pjesë e homazheve që u zhvilluan mëngjesin e sotëm te ‘Dëshmorët e Kombit’ në nder të dëshmorëve.
Gjatë fjalës së tij, Meta i ka bërë një apel politikës së vendit duke kërkuar reflektim përmes dialogut.
“Sot është një ditë e veçantë për të gjithë popullin shqiptar. Është dita e Qemal Stafës dhe të rinjve dhe të rejave që bënë sakrificat më sublime për ta vendosur Shqipërinë në anën e duhur, aty ku është edhe sot. Sot është një ditë reflektimi për të vendosur në plan të parë të ardhmen e vendit përmes dialogut në mënyrë që të nderojmë si duhet kujtimin e atyre që kanë bërë sakrificat e atyre që kanë dhënë jetën për lirinë”, u shpreh presidenti Ilir Meta./real-news.tv

