TË FUNDIT

“Shqipja gjuhë e dytë në Jug”/ PD të mbajë qëndrim për aleatin e saj

E paprecedentë ka qenë ajo që ka ndodhur në jug të Shqipërisë. Në një prej vendeve me homogjenitetin më të madh në rajon, një drejtues bashkie ka guxuar ta bëjë gjuhë të dytë atë që flitet prej gati 99 për qind të popullsisë.

Janë rreth 96 fshatra në zonën e Dropullit, me një popullsi të vogël, që kanë të drejtën e tyre që të kenë gjuhë të dytë gjuhën greke. Po  nga ana e Bashkisë së Finiqit është guxuar që në tabelat orientuese të jetë greqishtja gjuhë e parë dhe shqipja gjuhë e dytë. Madje është guxuar të ndërrohen edhe toponimet nga ana e kryetarit të Bashkisë së Finiqit.

Megjithatë nëse ky do të ishte një rast i izoluar, i një të çmenduri atje në Finiq fenomeni nuk do të ishte shumë shqetësues. Por çfarë ndodh me ata që flasin në emër të minoritetit grek në vend? m

Një reagim shumë provokues për të gjithë shqiptarët ka ardhur nga partia e minoritetet grek PBDNJ dhe organizata e minoritetit, OMONIA.   Përmes një komunikate të përbashkët për mediat, PBDNJ dhe OMONIA e cilësojnë rastin një provokim nga ana e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë që në të vërtetë ato provokojnë me deklaratën pasi nuk respektojnë sovranitetin dhe ligjet e këtij vendi.  Ata i quajnë veprimet e shtetit shqiptar si një nacionalizëm dhe racizëm i papërmbajtur ndaj gjuhës Greke dhe civilizimit Helenik dhe harrojnë se kjo është tokë e gjuhës shqipe dhe civilizimit shqiptar.

Shqiptarët nuk çuditen nga ky qëndrim. PBDNJ dhe OMONIA gjithnjë janë karakterizuar nga deklarata të tilla absurde dhe ekstremiste. Ajo çfarë pritet në fakt është një qëndrim i politikës në Shqipëri, sidomos e Partisë Demokratike.

Është forca më e madhe e opozitës, forcë që pretendon të vijë në pushtet, dhe e ka për detyrë të ketë një qëndrim të prerë për këtë rast, në veçanti me reagimin e PBDNJ-së. Partia Demokratike nuk duhet të struket, ashtu siç bën gjithnjë politika në këtë vend, por të mbajë qëndrim për aleatin e saj.

/real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat