Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Orinda Huta i dedikoi një urim publik motrës së saj Silavanës.
“Gëzuar ditëlindjen shpirti im! Jam e lumtur dhe e bekuar që të kam…të dua motra ime”.
Krahas urimit të saj për motrën Orinda i bashkangjiti edhe një foto.

Me ngjashmërinë e tipareve- sytë me ngjyrë, ndonëse Silvana i ka jeshile kurse Orinda bojëqielli dhe me të njëjtën buzëqeshje në foton e postuar në Instagram duket se të dyja kanë hijen e njëra- tjetrës.
Pavarësisht se e motra jeton në Irlandë, marrëdhënia mes tyre mbetet shumë e afërt. /real-news.tv

