TË FUNDIT

Pas ish-kreut të komunës Kashar, arrestohen 4 të tjerë

Numri i personave të arrestuar për tjetërsim pronash me anë të falsifikimeve ka shkuar në 5 në Tiranë.

Të arretuarit akuzohen për mashtrim dhe falsifikim të dokumentave të pronësisë së dy pallateve në zonën e Yzberishtit.

Në pranga kanë rënë ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia dhe ish-kreu i Urbanistikës Jurgen Memisha.

Të dy të akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Konflikti që solli në arrestimin e 5 personave erdhi pasi dy ndërtuesëve, Stefan Caushi dhe Arben Petriti, të cilët kishin rënë dakort për ndërtimin e dy pallatave me ndarjen e pronësisë 50% me 50%.

Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka përfituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumentave të pronësisë.

I gjendur në këtë situatë ndërtuesi tjetër, Arben Petriti ka kallëzuar në Prokurori, Stefan Caushin. Pas hetimeve, më pas kanë ardhur edhe arrestimet nga ana e policisë.

Përveç ish-kreut të Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia dhe ish-kreut i Urbanistikës Jurgen Memisha në pranga ka rënë edhe ndërtuesi Stefan Caushi.

Gjithashtu në pranga kanë rënë Vjollca Pani, sekretare e zyrës së planifikimit të territorit dhe Miranda Dyrmishaj, kolaudatore, kontrolluese e subjekteve.

Grupi i falsifikatorëve pritet që në ditët në vijim të dalin para gjykatës për masën e sigurisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat