Artistët janë të vendosur për ti kthyer emrin Teatrit Kombëtar. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partia Demokratike janë mbledhur me qindra para godinës së Teatrit dhe i kanë vendosur germat që identifikonin Teatrin Kombëtar, që u hoqën dy javë më parë natën nga Bashkia e Tiranës.
Gjatë këtyre dy javëve, Bashkia jo vetëm që kreu aktin e turpshëm por me ndihmën e Ministrisë së Brendshme vendosi edhe një patrullë policie pranë Teatrit në mënyrë që germat të mos rivendoseshin./real-news.tv/

