Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme familjarët e efektives së ndjerë, Zarife Hasanaj.
Meta ka shprehur ngushëllimet si dhe mirënjohje për sakrificën dhe punën e saj në misionin ushtarak.
Gjithashtu, presidenti u solidarizua me familjarët, të cilët po përjetojnë momente mjaft të vështira për vdekjen e 32-vjeçares në Letoni.
Zerife Hasanaj humbi jetën si pasojë e një mine të paplasur, ndërkohë dy efektivë të tjerë mbetën të plagosur./real-news.tv

