Kryeministri i vendit, Edi Rama ka pritur ditën e sotme zyrtaren e BE-së, Federica Mogherinin.
Gjatë fjalës së tij, Rama i ka thënë Mogherinit se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj dhe pret një përgjigje pozitive lidhur me anëtarësimin në BE.
“Nuk është sekret që ne presim vetëm një përgjigje, nga komisioni Europian, pra përgjigjen se i kemi kryer plotësisht detyrat e shtëpisë dhe meritojmë çeljen e negociatave për anëtarësim. Natyrisht këtë pritshmëri e kemi jo sepse dikusht duhet të na dhurojë diçka, por i kemi kryer dhe flasim me rezultate. Nuk do të marr kohë të bëj një listë me prioritetet përkatëse, as duke nënvizuar ecurinë e reformës në drejtësi, me rezultate të prekshme. Por dua ta nënvizoj edhe njëherë atë që i shpreha përfaqësueses së lartë të BE, se ne jemi të vetëdijshëm që gjykimi final do të varet nga rrethanat specifike në vetë vendet anëtare. Besojmë shumë që është koha për t’i dhënë fund një përpjekje për një fazë siç është ajo e përgatitjes dhe për t’i filluar zyrtarisht negociatat. Është guri që i mungon këtij themeli për të vazhduar rrugën tonë europiane. Diskutuam edhe për samitin e Berlinit, edhe për sfidat e bashkëpunimit rajonal, edhe për dialogun Kosovës-Serbi”, tha Rama./real-news.tv

