Vetëm pak orë më parë është liruar nga gjykata dhe është parë sërish para pak minutash në protestën e Unazës së Re.
Ish-deputeti Klevis Balliu prej muajsh është organizator i saj. Gjatë fjalës së tij sot Balliu ka thënë: Rama është në ditët e fundit, nuk ka gjë që na ndal as ne dhe as ju.
“Ai duhet të dijë që tek Unaza e Re nuk bënë dot asnjë takim. Dua tu bëjë thirrje ndërkombëtarëve të flasin për dhunën, sepse është duke u ushtruar dhunë këtu. Gjithashtu dua të them se bashkimi kombëtarë ne 11 maj është një uragan i fuqishëm”, tha ai. /real-news.tv/

