TË FUNDIT

Kina i përgjigjet ashpër SHBA për rritjen e tarifave

Zëvendëskryeministri kinez Liu He, i cili kryeson delegacionin në negociatat tregtare me SHBA, tha se po shkon në Uashington për bisedime të sinqerta dhe se rritja e tarifave nuk është zgjidhja e problemit. Në një intervistë me televizionin shtetëror kinez, CCTV, Liu shtoi se bisedimet kanë për qëllim përfundimin e luftës tregtare dhe konflikteve. ”Duam shkëmbime racionale dhe të sinqerta me negociatorët amerikanë”, shtoi ai.

Liu theksoi se “sigurisht, Kina beson se rritja e tarifave në situatën aktuale nuk është një zgjidhje për problemin, pasi ato janë të dëmshme për Kinën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të gjithë botën, dëmi që do të shkaktohet do të kthehet si bumerang Amerikës”. “Ne nuk duhet të godasim njerëz të pafajshëm, kështu që shpresojmë që SHBA të gjejë një mënyrë optimale për të zgjidhur këtë problem”, vuri në dukje zëvendëskryeministri Liu He./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat