Valbona Sako ka reaguar për herë të parë në lidhje me kandidimin e saj në Bashkinë e Durrësit.
Ish-drejtoresha e Tatimeve shkruan se është e nderuar që PS i ka dhënë besimin për të qenë kandidatja për bashkinë e Durrësit në garën zgjedhore të 30 qershorit.
Kujtojmë se Sako zëvendëson Vangjush Dakon, i cili e mbajti për 3 mandate Bashkinë e Durrësit.
“Të nderuar miq dhe dhe bashkëqytetarë. Përulem me mirënjohje ndaj vendimit të forcës politike më progresive në Shqipëri, PS, për të më kandiduar në procesin e zgjedhjes së shërbyesit si Kryetar Bashkie në qytetin tonë, në Durrësin tonë të mirë që kërkon të vijojë zhvillimin.
Me besimin tuaj, shpresoj të ndajmë dhe tregojmë së bashku në ditët që vijnë, fuqinë e madhe të dëshirës së këtij qyteti, që inspiron punë dhe zhvillim të qëndrueshëm për ne dhe fëmijët tanë.”-shkruan ajo.

