TË FUNDIT

Kandidat për kryebashkiak/ Deputeti i PS lë mandatin

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu do të garojë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ai do të lë mandatin si deputet, pasi është kandiduar për Bashkinë e Lezhës.

Ai i ka paraqitur një kërkesë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit për të dhënë dorëheqjen si deputet i Parlamentit.

“Duke qenë se mandati i deputetit, sipas nenit 69, pika 1, shkronja “d” është i papajtueshëm me mandatin e të zgjedhurit vendor, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor, me anë të kësaj shkrese, po ju drejtohem për të deklaruar zyrtarisht heqjen dorë nga mandati i deputetit” shkruan Ndreu në letrën drejtuar Ruçit./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat