Protesta e opozitës që zyrtarisht ka nisur në orën 18:30 mori një goditje të fortë nga faktorët ndërkombëtarë. Zhvillimi i kësaj proteste pas asaj të 11 Majit që pati si kryefjalë dhunën ka sjellë reagimin e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë.
Ambasada e SHBA-së, ambasada britanike, ajo gjermane, ajo italiane si dhe eurodeputetët e Parlamentit Evropian kanë bërë thirrje për evitimin e dhunës dhe i kanë bërë thirrje Bashës dhe Kryemadhit të mbajnë përgjegjësi për garantimin e protestës paqësore.
Në deklaratat e tyre thuhet se me dhunë nuk mund të arrihet asgjë, por vetëm me dialog mund të zgjidhet kriza.

