Komisioni Europian realizoi Anketën e Cilësisë së Jetës.
Sipas Monitor, për herë të parë, anketa bëri pjesë edhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar në BE, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Sipas rezultateve rezultoi që Shqipëria renditet krahas vendeve si Finlanda, Suedia dhe Danimarka në lidhje me optimizmin për brezat e ardhshëm.
75% pohuan se shohin një të ardhme më të mirë, ndërsa pjesa tjetër qenë më skeptikë.
Pra Shqiptarët janë optimistë më së shumti lidhur me të ardhmen e fëmijëve të tyre. /real-news.tv

