Plot 7 shqiptarë kanë rënë në pranga pas një operacioni në Shqipëri dhe Francë, të cilët dyshohen të kenë grabitur me forcë 70 apartamente në Nancy.
Bëhet me dije se vjedhjet kanë ndodhur pikërisht në fund të vitit 2018, duke nisur nga tetori.
Në Francë janë arrestuar 4 persona, të cilët janë të gjithë pjesë e familjes Kajtazi, ndërsa në Shqipëri janë kapur Besnik Fufi, Alfons Perloka dhe Aleks Marku.
Dyshohet se nga grabitja e banesave, autorët kanë arritur të grumbullojnë 300 mijë euro.
Mbi ta rëndojnë veprat penale: ‘Vjedhja’, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’ dhe ‘Grupi i strukturuar kriminal’./real-news.tv

