TË FUNDIT

Performanca e Madonnës në Eurovizion ende në pikëpyetje

Eurovision ka njoftuar se këngëtarja e famshme Madonna mund të mos paraqitet në finalen e kësaj ngjarje më 18 maj.

Arsye është se ajo ende nuk e ka nënshkruar kontratën me Bashkimin Evropian të Transmetimit (EBU).

“Nëse ne nuk arrijmë të nënshkruajmë kontratën, ajo nuk do të mund të dalë në skenë”, ka thënë mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovision, Jon Ola Sand.

Sonte zhvillohet nata e parë e gjysmëfinaleve. Këtë vit kompeticioni do të mbahet në Tel Aviv, pasi vitin e kaluar e fitoi izraelitja Netta Barzilai.

“Jemi ende në negociata, por nëse marrëveshja nuk arrihet këtë javë, ajo nuk do të mund të paraqitet”, ka shtuar Sand.

Më parë është thënë se Madonna do të performojë në Eurovision dhe në prill promovuesi i koncertit ‘Live Nation Israel’ përmes Facebook kishte thënë se ajo do të këndojë dy këngë./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat