TË FUNDIT

Vettingu në Polici, rrëzohet dekreti i presidentit Meta

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare në Kuvend ka folur në lidhje me vettingun në Polici.

Ai është shprehur se vettingu sipas ligjit të vjetër duhet të mbyllet në majt të viti 2020.

Më tej, ai ka ftuar të gjithë deputetët që të rrëzojnë dekretin e presidentit Meta.

“Është përmendur meraku i Presidentit se me ligjin e ri humbet rëndësia e organeve që do bëjnë vlerësimin Policisë së Shtetit.  Jo nuk ndikon, është komisioni i sigurisë. Edhe për merakun tjetër që në fazën e dytë dhe të tretë futet SHCBA në lojë, në fakt kjo ka qenë e futur edhe në ligjin e parë. Ligji i parë nuk përcaktonte se sa do jenë nga policia dhe sa nga garda. Duhet rrëzuar se nqs se nuk rrëzohet ne rrëzojmë vettingun. Vettingu sipas ligjit të vjetër duhet të mbyllet në majt të viti 2020 sot jemi në maj 2019 dhe ende nuk ka filluar dosja e parë. A mund të mbyllet vettingu i 4 mijë vetave për disa muaj. Kushdi që është në favor të vetingut duhet të jetë në favor të dekretit. Unë ju ftoj të gjithëve ta votoni për ta rrëzuar dekretin e Presidentit nëse jeni pro vettingut’, theksoi Lleshaj gjatë fjalës së tij./real-news.tv

Vetëm pak çaste më parë, Kuvendi rrëzoi dekretin e Metës me 79 vota kundër

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat