TË FUNDIT

Pa motivim / Ja përse shiu na bën të mërzitemi?

Shiu ndikon në gjendjen tonë emocionale dhe këtë e pohojnë edhe shkencëtarët dhe psikologët.

Sipas psikologëve motivacioni ynë bien gjatë ditëve me shi dhe ka disa arsye përse ndihemi disi si  të mërzitur.

Duke qenë se këto ditë në Shqipëri kanë qenë të mbushura me shi ne ju sjellim disa arsye se pse ju ndiheni pa motivim gjatë këtyre ditëve:

Së pari, sepse shiu errëson qiellin. Kur është errësirë, truri e percepton si një kohë pushimi për trupin, ndërsa ty të duhet të shkosh në punë e të vazhdosh jetën si zakonisht. Pikërisht për këtë, ndodh që në ditët me shi ndihesh i pafuqishëm dhe i përgjumur.

Sigurisht, bashkë me shiun vjen edhe i ftohti, i cili nuk jep ndonjë ndihmë të madhe për të na bërë të ndihemi më mirë. Temperaturat e ulëta ulin aftësinë e shqisave për të reaguar dhe kontraktojnë muskujt, ndaj edhe kur bie shi dhe bën ftohtë, të shkosh në palestër ngjan aq e pamundur fizikisht. Për këtë, është mirë që, sapo zgjohesh, të çkontraktosh muskujt me tërheqje.

Një shkak që ndihesh i pamotivuar mund të jetë edhe sepse, në ditë me shi, njerëzit janë përgjithësisht më të uritur. Mungesa e dritës ul nivelet e serotoninës (hormoni i lumturisë), çfarë nxit nevojën e trupit për karbohidrate dhe sheqerna, të cilat rrisin nivelet e serotoninës. Mirëpo shumë prej nesh përfundojnë duke konsumuar makarona dhe ëmbëlsira më tepër sesa duhet, çfarë na bën të ndihemi të rënduar dhe akoma më të pafuqishëm. Të hash të bën të lumtur. Të hash shumë, jo.

Dhembja e kyçeve është gjithashtu një fenomen i shpjegueshëm me motin e keq. Me uljen e presionit atmosferik, lëngjet e trupit shkojnë nga enët e gjakut drejt nyjet, çka shkakton më shumë presion në kyçet.

Dhe së fundi por sepse është më e rëndësishme, të qëndruarit jashtë shtëpie rrit kreativitetin dhe motivimin, siç tregoi një studim i Universitetit të Michigan-it në 2004-ën. Të detyrohesh të rrish brenda katër mureve vetëm sepse bie shi, është një padrejtësi e vërtetë e natyrës mirëpo s’kemi ç’bëjmë, sepse dielli lind vetëm pas shiut./real-news.tv

Burimi: “Psychology Today”

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat