TË FUNDIT

Kujtim Gjuzi ‘lë pas dore’ Ramën, kapet me Metën

Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi ka folur ditën e sotme lidhur me krizën politike në vend.

Kësaj herë, ai nuk është kapur më me kryeministrin Rama, por ka pasur dy fjalë për presidentin Meta.

Në një deklaratë për media, Gjuzi tha se Meta duhet të japë dorëheqjen si president i Shqipërisë.

” Partia Konservatore  i bën thirrje presidentit të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë atyre që nuk futen në zgjedhje. Jemi më europianë se europianët. Si mundet ne që të themi se do t’i bëjmë zgjedhjet tani. Në KQZ po punohet dhe ka një volum që nuk e kontrollon dot. Partia konservatore ka paraqitur disa kandidatura që nuk regjistrohen të gjithë për shkak të kodit zgjedhor. Imagjino një njeri që mbron të drejtat. Si mundet të bëjmë ne zgjedhje në aksident. I kërkoj Edi Ramës të ftojë në tryezë bashkëbisedimi kundërshtarët e tij politikë”, tha Gjuzi./real-news.tv

 

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat