TË FUNDIT

Dështojnë bisedimet për Brexit

Bisedimet në mes kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May dhe partisë Laburiste lidhur me Brexit kanë dështuar.

Ata nuk kanë arritur që sot të arrijnë marrëveshje për dalje nga Bashkimi Evropian.

Lideri laburist, Jeremy Corbyn, ka thënë se negociatat kanë shkuar “larg aq sa mund të shkonin”  dhe se dy palët nuk kanë qenë në gjendje që të lidhin “boshllëqet e politikave mes tyre”.

”Pas gjashtë javësh bisedimesh arritëm aq sa mund të arrinim, megjithatë është e qartë se ne nuk ishim në gjendje të ndërtonim një urë për dallimet tona të rëndësishme politike, pavarësisht nga kompromiset e arritura në disa fusha”, shtoi ai.

Bisedimet në mes të palëve kanë zgjatur afërsisht dy muaj dhe janë thirrur për të provuar për gjetjen e zgjidhjes mbi Brexit në mënyrë që të aprovohej nga parlamenti britanike./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat