TË FUNDIT

Basha në Angli: Vendi, në krizë të rrezikshme

Gjatë vizitës së punës në Londër, Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha dhe delegacioni që e shoqëron u takua nga Kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Britanik Tom Tugendhat.

Në takim u diskutua mbi gjendjen ku ndodhet vendi, krizën politike dhe situatën në tërësi në gadishullin e Ballkanit.

Siç nojfton selia blu, në këtë takim, lideri i opozitës konfirmoi angazhimin e Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës së bashkuar për një zgjidhje politike të krizës, që do të garantojë zgjedhje te lira dhe të ndershme, duke ndarë politikën nga krimi, duke i zgjidhur duart drejtësisë që të vërë para ligjit politikanët e përsfshirë në shitblerje votash me krimin e irgsnizuar si dhe afera të tmerrshme korruptive.

Reformë e thellë politike për fuqizimin e rolit të qytetarit sipas praktikave më të mira të vendeve demokratike perëndimore është angazhimi ynë,- theksoi zoti Basha. Lideri i opozitës theksoi rolin e rëndësishëm të  Britanisë së Madhe, në bashkëpunim me partnerët e tjerë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Gjithashtu, Basha e falenderoi  Tugenthat për qëndrimin e qartë dhe të prerë të Britanisë së Madhe dhe Parlamentit Britanik kundër ndryshimit të kufijve dhe copëtimit të Kosovës, çka do të ishte një precedent i rrezikshëm kundër paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Gjatë takimit u diskutua mbi prioritetet e bashkëpunimit të ardhshmem midis Shqipërisë dhe qeverisë britanike në fushat e bashkëpunimit strategjik të sigurisë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat