TË FUNDIT

“Akademia e prostatës”, Rudina Hajdari vendos të bëhet ‘akademike’

Kohët e fundit e kemi parë në foltoren e Kuvendit teksa të lë me gojë hapur nga ‘perlat’ që nxjerr nga goja. E kemi parë në studio televizive që një Zot e di se çfarë thotë, sikur të ketë shkuar pas një nate të shfrenuar alkooli.

Por sot Rudina Hajdari vendosi të na ‘mahnitë’ serish. Si një ‘intelektuale’ e vërtetë e këtij vendi ajo është shfaqur e shqetësuar për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave në vend, ku u zgjodh kryetar Skënder Gjinushi.

Që të sqarohemi që në fillim. Ne mendojmë se Skënder Gjinushi është personi më i papërshtatshëm për atë vend, për të gjithë rolin që ai ka luajtur në sistemin e kaluar por edhe në këtë tranzicion sfilitës që po kalon vendi. Kështu që shqetësimi ynë nuk lidhet fare me Gjinushin.

Ajo që na bëhet totalisht e pakuptueshme dhe e patolerushme ka të bëjë me faktin se një deputete e Kuvendit të Shqipërisë në reagimin e saj ofendon të gjithë anëtarët e Akademisë së Shkencave, duke e quajtur këtë institucion si ‘akademia e prostatës’.

Dikush t’i sqarojë kësaj zonjës se që të meritosh titullin ‘akademik’ do të thotë se ke kaluar pas një periudhe të gjatë studimesh, kontributesh shkencore, jete studimore dhe pasi ke kaluar qindra e qindra libra. Apo Rudina mendon se të gjitha këto mund t’i bëjë edhe një adoleshent?!

Në të gjithë botën Akademitë e Shkencave përbëhen nga mendje të ndritura, njerëz që prej dekadash kanë kontribuar në zhvillimin shkencor dhe intelektual të kombeve të tyre. T’ia thotë dikush Rudinës këtë!

Nuk është mosha që përcakton se sa erudit je Rudinë, por bëmat. Mësojë pak këtë të lutem. Nëse do e dije kaq pakgjë, do na i kishe kursyer ato budallallëqe që na kanë dëgjuar veshët prej teje këto muajt e fundit.

Një këshillë miqësore: Rudinë, merru me diçka tjetër. Na mbaj një fjalim të hajrit atje në seancë plenare. Është shumë për ty Akademia e Shkencave. Madje, shumë është edhe kjo akademia jonë e mjerë në Shqipëri, që vijon të shkojë në humnerë, edhe me zgjedhjen e Skënder Gjinushit. Ndaj Rudinë, mos na e përdhuno kaq shumë inteligjencën, boll halle kemi çdo ditë. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat