Kryeministri Edi Rama e shiti ardhjen e Frontex si një sukses të qeverisë shqiptare. Por, në fakt e vërteta qëndron ndryshe. Ardhja e Frontex nxjerr në pah gjithë dështimin e shtetit shqiptar për të siguruar kufijtë e vendit.
Ky është një rast i paprecedentë, pasi Frontex nuk operon jashtë kufijve të Bashkimit Evropian dhe në rastet kur e bën një gjë e tillë, situata është mjaft alarmante.

Për të kuptuar arsyet se pse Frontex ndodhet në Shqipëri mjafton të shohësh se cilat janë objektivat kryesore të prezencës së tyre.
- Kontroll i kufijve
- Sekuestrim armësh
- Sekuestrim droge
- Luftë krimit ndërkufitar
- Zbulim i dokumenteve false
- Bllokim i mallrave kontrabandë
- Zbulimi i automjeteve të vjedhura
- Zbulimi i trafikantëve të qenieve njerëzore
Siç duket qartë asnjë nga objektivat nuk kanë të bëjnë me ne por me sigurinë e Bashkimit Evropian.

