Sipas një studimi të ri, mënyra se si ushqeheni mund të ketë më shumë ndikim në rrezikun për t’u prekur nga kanceri sesa mund të mendoni.
Sipas studimit të botuar në JNCI Cancer Spectrum, rreth 80,110 raste të reja të kancerit në mesin e të rriturve, 20 vjeç dhe më të vjetër, në Shtetet e Bashkuara në vitin 2015 u atribuohen thjesht ushqimit jo të shëndetshëm.
“Kjo është e barabartë me rreth 5.2% të të gjitha rasteve të kancerit invaziv të diagnostikuar rishtazi midis të rriturve amerikanë në vitin 2015”, tha autorja e parë e studimit Dr. Fang Fang Zhang, epidemiologe e të ushqyerit dhe kancerit në Universitetin Tufts në Boston.
“Ky proporcion është i krahasueshëm me përqindjen e barrës së kancerit që i atribuohet alkoolit” tha ajo.
Hulumtuesit vlerësuan shtatë faktorë që ndikojnë negativisht si: konsumimi i ulët i perimeve, frutave, drithërat dhe prodhimeve të qumështit dhe konsumimi i lartë i mishit të përpunuar, mishit të kuq dhe pijeve me sheqer, siç është janë pijet e gazuara.
Studimi përfshiu të dhënat e dietave të të rriturve në Shtetet e Bashkuara midis viteve 2013 dhe 2016, që u mblodhën nga Anketa Kombëtare e Shëndetit dhe Ekzaminimit të Ushqyerjes, si dhe të dhënat për nivelin kombëtar të kancerit në 2015 nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve./real-news.tv/

