Fjalimi i kryedemokratit Lulzim Basha nga Mati u përqendrua në një bosht: dorëheqja e kryeministrit Rama duke dhënë edhe 17 arsye.
Ai bërë një paralelizëm mes dorëheqjes së kryeministres britanike, Theresa May duke thënë se nëse Rama do të kishte 1/1000 të dinjitetit dhe të nderi, edhe ai do ishte larguar nga detyra.
Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e zëvendës kryeministrit Erion Braçe, i cili ka rikthyer në vëmendje protestën e 21 janarit 2011, ku sipas tij, qeveria e asaj kohe vrau 4 protestues në bulevard.
Ai bën shkaktar Bashën, në atë kohë ministër i Brendshëm, për vrasjen e 4 protestuesve, duke theksuar se pikërisht për këtë arsye nuk e merr dot pushtetin.
“Nuk votohen vrasësit”, e mbyll reagimin e tij Braçe.
Reagimi i Braçes
“Lulzim Basha paska folur per nder e dinjitet gjate ushtrimit te detyres ose banalisht gezimit te pushtetit!
Po a ka nder e dinjitet nje minister qe pushkaton ne mes te dites, ju merr jeten qe zoti ua fali,
kater qytetare pa faj qe protestonin kunder menyres se ushtrimit te pushtetit prej tij?
A ka nder e dinjitet po i njejti minister qe-sic deshmon presidenti i republikes i kohes, perdori gjithe pushtetin per te penguar, deshtuar e ne fund moslejuar hic, hetimin e krimit me barbar ne bulevardin e Tiranes qysh nga koha e fashizmit?
Nderi e dinjiteti mos egzistofte kur per to flet nje vrases i tille!
Kush cenon nje mandat popullor-legjitimitetin e certifikuar nderkombetarisht te tij,
per ministrin qe pushkatoi kater burra te pafaj ne mes te bulevardit, duhet ta harroje se mund ti flase per demokraci, rregull e ligj, cilitdo qytetari ne kete vend!
Nese ka nje arsye qe ky eshte sot ne opozite, i pavotuar nga shqiptaret, nese ka nje arsye qe ky nuk do zgjedhje por pushtet ne tavoline permes dhunes barbare prej fashisti, ajo eshte unike:
NUK VOTOHEN VRASESIT!
Ne cdo kohe!”, shkruan Braçe.

