Opozita ka nisur protestën e saj rreth orës 19:00 për largimin e kryeministrit Edi Rama. Mbështetës të shumtë të saj kanë ardhur nga rrethet duke iu bashkuar marshimit të drejtuesve të opozitës.
Në disa qytete protesta është shoqëruar me ndalime nga ana e policisë dhe bllokimin e disa autobusëve që sillnin protestues drejt Tiranës.
Megjithëse protesta, e cila do të zgjasë deri në mesnatë pritet të mos jetë e dhunshme është shoqëruar edhe me apelin e ashpër të faktorit ndërkombëtar në Shqipëri.
Ambasada amerikane, OSBE, delegacioni i Bashkimit Evropian dhe ambasadat e shteteve anëtare të BE-së, kanë bërë thirrje që protesta të jetë paqësore dhe të shmanget çdo akt dhune.
Për të administruar protestën, policia ka në gatishmëri mbi 1500 efektivë policie dhe të gardës te Kryeministria, Kuvendi, parlamenti dhe institucionet e tjera.

