TË FUNDIT

Konsumoni çaj jeshil në vend të kafes çdo mëngjes

Çaji i gjelbër është një nga pijet më të shëndetshme.

Çaji jeshil është një nga çajrat që konsumohen më shumë në të gjithë botën për shkak se është i pasur me antioksidantë që përforcojnë sistemin imunitar dhe luftojnë radikalet e lira që dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë kancerin.

Gjithashtu, përmban kafeinë, e cila ndihmon në zgjimin në mëngjes.

Çaji i gjelbër ka vetëm 35-70 mg kafeinë për filxhan, që është rreth gjysma e sasisë që përmban një kafe.

Çaji i gjelbër mund të jetë veçanërisht i dobishëm kundër diabetit. Një përmbledhje e 17 studimeve zbuloi se ata që pinë çajin jeshil kishin reduktime në nivelet e sheqerit në gjak dhe të insulinës.

Gjithashtu përmban një antioksidant të njohur si EGCG, i cili mund të mbrojë trurin tuaj, sistemin nervor dhe zemrën nga dëmtimet.

 

Vonon procesin e plakjes

Çaji jeshil ndihmon në luftimin e inflamacionit dhe ngadalëson plakjen e qelizave (falë antiosidantëve), dhe gjithashtu ai parandalon formimin e rrudhave dhe i jep lëkurës tuaj një ngjyrë më të ndezur, duke ju bërë të dukeni në moshë më të re.

 

Përmirëson memorien

Sipas një studimi të zhvilluar nga Universiteti i Bazelit, enzimat që ndodhen në çajin jeshil përmirësojnë komunikimin e pjesëve të trurit me njëra tjetrën.

Kur pjesëmarrësit e eksperimentit konsumuan çaj jeshil, arritën pikë më të larta në testin e memories afatshkurtër.

A na ndihmon çaji jeshil që të biem nga pesha?

Studimet kanë treguar se çaji jeshil përmirëson tretjen duke ju ndihmon të bini nga pesha. Gjatë një eksperimenti pjesëmarrësit humbën 1.5kg duke konsumuar çaji jeshil për një periudhë 3 mujore, pa i bërë asnjë ndryshim tjetër dietës së tyre./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat