7 deri në 9 orë gjumë në natë për çdo të rritur është sekreti që rekomandojnë ekpertët për të pasur një lëkurë të shëndetshme. Më pak orë gjumë do të ndikojnë për pasojë në daljen e puçrrave, humbjen e tonifikimit të lëkurës dhe krijimin e rrathëve të errët poshtë syve.
Ne ju japim edhe disa këshilla të tjera rreth trajtimit të fytyrës gjatë natës për të pasur një fytyrë më të shëndetshme:
Mbani parasysh se ndjenja e lodhjes nuk është justifikim për shpërfilljen e zakoneve themelore që mirëmbajnë lëkurën, duke përfshirë pastrimin e fytyrës tuaj para shtratit. Gratë duhet të sigurohen t’i pastrojnë të gjitha produktet kozmetike të aplikuara më herët, pasi ato vështirësojnë frymëmarrjen e lëkurës gjatë natës.
Cilido produkt që do të përdoret gjatë natës ndryshon në varësi të lëkurës që ka personi, e cila mund të jetë e thatë, e yndyrshme apo edhe lëkurë e ndjeshme. Dermatologu mund t’ju vijë në ndihmë për përcaktimin e llojit të lëkurës së personit. Në përgjithësi, një pastrues i butë së bashku me një hidratues është kombinimi më i mirë i mundshëm.
Një hidratues i mirë duhet të aplikohet pas një pastrimi të mirëfilltë, përpara se të shtrihemi. Kërkoni një hidratues që ju qetëson dhe freskon, por jo tepër i rëndë. Për njerëz që kanë akne, sugjerohen produkte posaçërisht për lëkura të ndjeshme, produkte që nuk bllokojnë poret dhe jo shumë aromatik, të cilët mund të sjellin irritim të lëkurës.
Por për të patur rezultate edhe më të mira, jepini kohë produkteve të veprojnë në lekurën tuaj disa minuta përpara se të flini. Aplikimi i produktit që ju përzgjidhni duhet të bëhet rreth 15 minuta përpara se të flini ndihmon në parandalimin e shpërndarjes së produktit apo kalimin e tij në jastëk, gjë që mund të irritojë sytë tuaj.
Gjatë gjumit, produktet përthithen nga fytyra, duke ju dhënë mundësinë e arritjes së rezultateve më shpejt.

