Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka prezantuar përpara Komisionit të Ligjeve raportin e Prokurorisë për vitin 2018.
Marku në fjalën e saj ka bërë një përmbledhje të punës së organit të akuzës gjatë vitit që lamë pas.
Numri një i Prokurorisë tha se edhe në vitin 2018, qarku me kriminalitetin më të lartë është Vlora, ndërsa me kriminalitetin më të ulët është Dibra.
Kryeprokurorja Arta Marku tha se Prokuroria gjatë 2018 ka goditur rrjetet kriminale, korrupsionin në qeverisje dhe grupimet mafioze kudo ata veprojnë.
Marku shtoi se janë ulur veprat penale për korrupsion të qeveritarëve.
Arta Marku tha se Prokuroria ka bërë një punë të madhe sa i takon fushës së narkotikëve, duke kryer arrestime të shumta.
Ajo tha se është bërë punë në fushën e goditjes së pasurisë së paluajtshme.

