TË FUNDIT

Opozita vendos shtyrjen e protestës së radhës. Ja kur do të zhvillohet ajo…

Fronti Opozitar ka vendosur që protesta kombëtare të zhvillohet ditën e diel, më 2 qershor.

Të shtunën krerët e opozitës vendosën që protesta të mbahej më datën 31 maj.

Shtyrja e protestës është propozuar nga drejtues të opozitës për respektuar besimtarët myslimanë në vend, pasi data 31 është Nata e Kadrit.

Burime nga opozita bën me dije për “Koha Jonë” se “protesta kombëtare do të mbahet më date 2 Qershor 2019, ora 19.00, përpara Kryeministrisë”.

Ndërkohë më datën 1 qershor Partia Socialiste ka njoftuar se do të mbaj mitingun hapës të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat