TË FUNDIT

Kërcet pistoleta në Sauk, plagoset 27-vjeçari

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk.

Gjatë një konflikti të çastit për motive ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën,  shtetasin Ervis Murati, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit, i cili është shpallur menjëherë në kërkim policor.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat