TË FUNDIT

Ç’po ndodh? Rama mbledh deputetët në bllok

Sot, në orën 19:00, në zonën e ish-Bllokut, në ambientet e vilës 31, ish-vila e Enver Hoxhës, kryeministri Edi Rama ka thirrur një darkë pune me përfaqësues socialistë.

Në këtë takim janë thirrur të gjithë ata që merren me menaxhimin e fushatës elektorale, si dhe personat e përfshirë në fushën e komunikimit. Në total, janë rreth 30 persona që marrin pjesë në këtë takim.

Ndërkohë, ditën e dielë, kur opozita të protestojë në mbrëmje përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë do të jetë në Lezhë, ku do të çelë fushatën elektorale me kandidatin e PS-së për këtë bashki.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat