Korça u ‘zgjua’ ditën e sotme me një seri tërmetesh të fuqishme, që solli dëme njerëzore por gjithashtu dhe materiale.
Raportohet se numri i të plagosurve është rritur, duke shkuar në 4.
Të katër të plagosurit janë nga fshati Floq dhe kanë pësuar lëndime në trup dhe kokë.
Bëhet me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shumë banesa janë shembur dhe kanë pësuar krisje ose çarje në mure por edhe nëpër çati./real-news.tv

