Partia Socialiste ka nisur pasditen e 1 qershorit fushatën elektorale për zgjedhjet vendore. Socialistët kanë mbledhur militantët e tyre në Parkun Olimpik të Tiranës ku janë prezantuar 61 kandidatët bashkë me të gjithë kandidatët për këshillat bashkiak.
Megjithëse në 35 bashki socialistët nuk kanë rivalë për shkak të paralajmërimit të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet e 30 qershorit.
Pavarësisht se opozita po proteston ndaj keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama dhe vendi po rrezikon të shkojë në greminë, partia në pushtet është e gatshme të marrë pjesë e vetme në këto zgjedhje.

