Një automjet tip “Benz” me targë AA999XS është djegur gjatë natës në Gramsh.
Automjeti me targë AA 999 XS në pronësi të Gjergji Bodurit, i cili është nipi i Damian Gjiknurit është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme.
Ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Xhileli’, në afërsi të qendrës së qytetit.
Ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit, nëse ngjarja ka qenë e qëllimshme apo thjesht aksidentale.
Automjeti është djegur pjesërisht në pjesën e përparme.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po heton mbi shkaqet e zjarrit.

