Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar sot dhunën e ushtruar sipas tij në protestat e opozitës në Tiranë. Teksa ndodhet në Tiranë në vizitë zyrtare, Stoltenberg në një konferencë shtypu se janë të papranueshme shfaqjet e krijuara dhe minimi i institucioneve demokratike.
Stoltenberg i bën thirrje për dialog dhe respektim të organeve ligjzbatuese.
“Është kënaqësi e madhe që kthehem përsëri në Tiranë. Shqipëria ka qenë një anëtarë shumë e vyer në NATO. Dua të shpreh mirënjohjen për dy ushtarakët trima që humbën jetën muajin që shkoi.
Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella shkojnë për familjet e tyre. Trupat tuaj kanë kontribuuar në luftën e KFOR në Kosovë dhe në Afganistan. Kemi shpenzuar 51 milionë euro për projektet që do në ndihmojnë të jemi më efikas. Shqipëria po jep shembullin e saj.
KE ka rekomanduar për hapjen e negociatave për BE dhe ne duam që ky proces të vijojë. Ne demokraci do ketë gjithmonë debate. Kjo nuk është dobësi por dhuna bie ndesh me vlerat tona. I bëj thirrje aktorëve politikë të sillen me vetëpërmbajtje për të vijuar në rrugën e integrimit që problemet të zgjidhen përmes dialogut për shkak se kjo kontribuon për të ardhmen e Shqipërisë.
Debati politik, mosmarrëveshjet janë pjesë e demokracisë dhe kjo është shenjë force, por dhuna nuk është e pranueshme dhe çdo përpjekje për të minuar institucionet demokratike. Respektoni institucionet demokratike. Zgjedhjet janë një pjesë themelore e demokracisë dhe prandaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të marrin pjesë dhe kontribuojnë në dialog dhe jo të minojnë institucionet demokratike.
Kemi parë përpjekje të Rusisë për duke përfshirë edhe vendet aleatë të NATO-s. Në vendin tuaj do iu lija kryeministrit që të flasë. Ne duhet të mbështesim institucionet demokratike dhe mosmarrëveshjet të zgjidhen përmes dialogut”, tha ndër të tjera në daljen për mediat me Kryeministrin Rama, Shefi i NATO-s Stoltenberg. /real-news.tv/

