TË FUNDIT

Bilanci pas protestës/ Arrestohen në flagrancë 42 persona, 17 të proceduar

60 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, ndër ta 42 të arrestuar.

Informacioni jepet zyrtarisht nga Policia e Shtetit e cila bën me dije se 10 efektivë të lënduar morën ndihmë te trauma. Policia konfirmon se është proceduar edhe Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Sipas policisë si pasojë e përdorimit të lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, kapsollave e sendeve të tjera janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në godinën e Kryeministrisë dhe selisë së Parlamentit. Ndërkohë që edhe sot gjuha e përdorur nga palët politike ka qenë shumë e ashpër, me opozitën që akuzon policinë për dhunë dhe mazhorancën që bën të kundërtën, duke evidentuar policët e plagosur. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat