Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe pse po kandidon për mandatin e dytë pa opozitën duket i frikësuar.Ai e deklaroi këtë gjatë një aktiviteti ku prezantoi ekipin i cili do e shoqërojë gjatë fushatës për zgjedhjet vendore .
‘Fushata pa kundërshtarë është fushata më e rrezikshme’ tha Veliaj duke i dhënë përgjigje opozitës e cila përfoli fushatën që për partinë socialiste ka nisur në datë 1 Qershor.Kjo e fundit pritet të zgjasë 30 ditë deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.
Veliaj u shpreh se zgjedhjet nuk do të shtyhen dhe situata politike dhe puna nuk zgjidhen vetëm gjatë fushatës.Projekti ‘100 Lagjet’ është sfida e radhës për mandatin e dytë të tij.Duke përmendur njëkohësisht vlerat njerëzore kryetari i bashkisë përmendi dhe vuri theksin në mirësjelljen dhe qytetarinë e secilit. /real-news.tv/

