Një ngjarje vërtet e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme. Një avion i “Blue Panorama Express” i nisur nga Tirana me destinacion kryeqytetin italian, Romën, ka bërë ulje të detyruar në Pescara për shkak të një sherri që ka ndodhur në bordin e avionit.
Një konflikt i ashpër fizik mes një 30 vjeçari dhe babait ka bërë që stafi i avionit të vendoste ndërprerjen e fluturimit. Menjëherë pas uljes së detyruar dy persona u janë dorëzuar autoriteteve italiane shkruan “Corriere della Sera”. /real-news.tv/

