Policia e Shtetit ka arrestuar njërin nga protestuesit që qëlloi me shufër hekuri në kokë ish-bodigardin e Sali Berishës dhe djalin e tij në protestën e opozitës në mbrëmjen e 2 qershorit në bulevard.
Ai është Zamir Sijani 43-vjeç nga fshati Xhafzotaj i Durrësit.
Ai është një person me precedent penal, pasi ka qenë dënuar më parë për trafik droge, mbajtje pa leje të armëve, municioneve dhe lëndëve shpërthyese. Policia deklaron se Sijani është identifikuar nga pamjet, të cilat u transmetuan ditën e djeshme.
Zamir Sijani së bashku me persona të tjerë goditën me shufra hekuri Ymer dhe Erjon Çelën duke u shkaktuar plagë të rënda në kokë.
Tashmë 43-vjeçari akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe prishja të qetësisë publike.

