Birra është krijuar 5000 vjet më parë, sipas “History Channel”. Por pavarësisht fryrjes që ajo jep birra mund të jetë çuditërisht e shëndetshme.
Megjithatë, mbani mend se çelësi për shëndetin e mirë është të pini me moderimi. Një gotë në ditë mund të sjellë disa përfitime:
Shëndeti i zemrës: “WebMD” raporton se një studim prej më shumë se 1.9 milion të rriturve britanikë, të cilët kanë zbuluar se janë njerëz që e kanë zakon të pijnë birra gjatë javës kanë një rrezik më të ulët të një ataku në zemër.
Rrit kreativitetin: Hunter Thompson, James Joyce dhe Ernest Hemingway ishin të gjithë të njohur për zakonet e tyre me pijen. Sipas një studimi të raportuar nga “ Men’s health” njerëzit me një nivel alkooli në gjak prej 0.075 ishin më të shpejtë dhe më krijues.
Zvogëlon rrezikun e gurëve në veshka. “Men’s halth” raporton se një studim finlandez gjeti se një birrë në ditë ul rrezikun e zhvillimit të gurëve të veshkave me 40%.

