Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me përgjimet e publikuara ditën e djeshme nga gazeta gjermane ‘Bild’.
Me anë të një njoftimi nga Presidenca, Meta është shprehur se Prokuroria duhet ta shqyrtojë dosje pa mbajtur asnjë anë.
Më tej, presidenti nënvizon edhe faktin se asnjë urdhër nuk ka autoritet mbi lirinë e medias.
“Presidenti i Republikës mbështet reagimin e sotëm të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë lidhur me këtë çështje dhe inkurajon të gjithë gazetarët kurajozë në denoncimin e fakteve dhe të dhënave kriminale. Rikthimi i besimit tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme është vendimtar jo vetëm për bashkëjetesën tonë të shëndetshme demokratike si shoqëri, por edhe për çeljen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian sa më parë”, thotë Meta./real-news.tv

