Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli ditën e sotme në lidhje me protestën e nesërme të opozitës përballë Kryeministrisë.
Ajo u shpreh se protesta duhet dhe do të jetë paqësore.
Gjithashtu, Kryemadhi nuk kurseu as fyerjet dhe ofendimet ndaj kryeministrit Rama, ku tha se largimi i tij do të sjellë edhe fundit e tranzicionit.
“Çdo dhunë ndaj godinave paguhet me taksat tona dhe e viktimizon Edi Ramën. Beteja jonë është me krimin e organizuar i cili ka fytyrën dhe krimin e Edi Ramës. Largimi i tij do sjellë edhe fundin e tranzicionit. Më 27 qershor të 2017, dy ditë pas zgjedhje Vasili mbajti një konferencë për shtyp ku denoncoi krimin e organizuar. Sot ja ku jemi me një kosto shumë të madhe përballë një rrënoje në grahmat e saj të fundit që kërkon oksigjen. Po ne kemi vendosur do t’ia heqim prizën. Ai sot punon për pesë veta. Ai rriti koston e jetesës por rrogat i la aty ku ishin. Duhet të jemi të gjitha në protestë. Kushdo nga ne që bën kompromis në kurriz të shqiptarëve nuk do jetë gjë tjetër veçse tradhti kombëtare. Vetëm një protestë me të rinj dhe të reja paqësore do jetë goditja më e madhe për krimin e organizuar”, theksoi Kryemadhi./real-news.tv

