TË FUNDIT

Meta flet për përgjimet, protestat dhe krizën politike

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur sërish në lidhje me takimin me liderët gjermanë gjatë ditës së sotme në Berlin.

Meta u shpreh se Gjermania do të përpiqet dhe do të jetë e gatshme për të ndihmuar në çështjen e dialogut mes partive politike.

I pyetur nga DW se a ka Gjermania një koncept për ta mbështetur politikën shqiptare, për të gjetur rrugëdalje nga kriza aktuale, Meta thotë se ekziston një vullnet i sinqertë.

“Tani është e rëndësishme për palën tonë, pra për Shqipërinë dhe forcat kryesore politike të maxhorancës dhe të opozitës, që të reflektojnë urgjentisht për të mos e humbur këtë moment historik për gjithë vendin tonë dhe qytetarët tanë, të cilët pa dallime bindjesh partiake mezi presin një lajm pozitiv”, tha Meta.

Në lidhje me protestat e opozitës dhe djegien e mandateve, presidenti u shpreh i keqardhur që opozita dhe mazhoranca nuk dëgjuan thirrjet e tij për dialog.

“Ndoshta për koincidencë, në ditën që opozita bëri zyrtare vendimin e saj për të djegur mandatet, unë pata rastin që edhe atë ditë të isha në Berlin për të takuar presidentin gjerman Steinmeier, dhe dhashë një intervistë për Deutsche Wellen, dhe për fat të keq ftesa ime, apo thirrja ime nga të dy palët nuk u dëgjua, në mënyrë që opozita të bënte një hap pas, të mos shkonte drejt zyrtarizimit të këtij vendimi, por edhe maxhoranca të bënte dy hapa pas në mënyrë që të evitohej një përshkallëzim i mëtejshëm i ndarjeve dhe i një krize më të gjerë institucionale dhe përfaqësimi në vend”, theksoi Meta.

Në lidhje me pergjimet, ai shprehet se nuk i takon atij të flasë./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat