Ajo është 21 vjeç dhe jeton si të ishte thuajse 3-vjeçare.
Camille Lola është vajza nga Zvicra, e cila kalon 24 orë e veshur me pelena dhe duke luajtur me lodra.
Gjithë këtë ajo e bën për të rijetuar fëmijërinë.
Camile ka treguar, se gjatë fëmijërisë ka luftuar me diarrenë dhe se nuk kanë qenë aspak të rralla incidentet që e kanë shoqëruar deri në adoleshencë.
E gjithë kjo pranohet nga miqtë e saj, por edhe nga familjarët, megjithëse shpesh herë ata e kanë cilësuar këtë si një çmenduri.
Lola është tashmë pjesë e komunitetit ‘të të dashuruarve me pelenat e fëmijëve’ (ABDL)
‘Do të doja të kisha një fëmijëri të bukur, dua të korrigjoj jetën time dhe të jetoj në paqe. Jam një fëmijë i trembur dhe nuk flas shumë, por qesh pafund kur jam në botën time si një tre vjeçare’ është shprehur 21-vjeçarja.


