TË FUNDIT

Trump arrin marrëveshje me Meksikën, pezullon taksat

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se i ka pezulluar tarifat ndaj Meksikës, pas arritjes së një marrëveshje mbi emigracionin.

“Jam i lumtur t’ju informoj se Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje të nënshkruar me Meksikën.

Tarifat e planifikuara nga Shtetet e Bashkuara për t’u vendosur ndaj Meksikës, janë pezulluar përfundimisht”.

Meksika në anën tjetër ka rënë dakord që të marrë masa të forta për të frenuar rrjedhën e emigrimit midis Meksikës dhe kufirit tonë jugor”.

Kjo po bëhet për të zvogëluar ose eliminuar masën e madhe të emigracionit të paligjshëm që vjen nga Meksika në Shtetet e Bashkuara”- ka shkruar Trump në Twitter./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat