TË FUNDIT

Kryemadhi për zgjedhjet: Nuk kam ndikuar te Meta, kam dy javë pa e takuar

Në një prononcim për mediat, ndërsa iu bashkua protestës në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u shpreh se sot protestohet kundër politikave diskriminuese të kryeministrit Rama.

Përsa i përket shfuqizimit të dekretit për datën e zgjedhjeve, kryetarja e LSI-së u shpreh:

”Për mua nuk ka rëndësi bëhen apo jo zgjedhjet, Rama duhet të ikë, është kryeministër me vota nga grupe të krimit të organizuar.”

E pyetur nëse ka ndikuar në vendimin e kreut të shtetit, Ilir Meta, bashkëshort i saj, për anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit,Kryemadhi e mohoi kategorikisht.

“Nuk kam ndikuar fare, kam dy javë që nuk e kam takuar që kur jam operuar. Protestat do të vazhdojnë, nuk ka dialog me Ramën që ka ardhur me votë ilegjitime. Sot protestojmë për demokracinë, fjalën e lirë, median e lirë, punën, padrejtësitë në gjykata, etj. Jemi këtu për t’ju thënë që shumica e shqiptarëve janë kundër politikave të tij diskriminuese. Ta harrojë politikën, i them Ramës se është edhe baba, prindi për fëmijën e tij sakrifikon edhe jetën. Shqiptarëve iu duhet një alternative e re ku të gjithë janë të barabartë.” -shpreh Kryemadhi./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat